Si të zgjidhni programin për menaxhimin e pacientëve

Programi i klinikës zgjidhet për vite, jo për muaj. Këto janë dhjetë pyetjet që ia vlen t'i bëni çdo ofruesi, para se të futni pacientin e parë.

4 min lexim · Përditësuar më 27 shtator 2026

Shkurt: Kërkoni program në shqip, me të dhënat tuaja të ndara nga klinikat e tjera, me eksport të lirë, me lidhje me arkën fiskale dhe me çmim të qartë. Pyetni gjithmonë çfarë ndodh me të dhënat kur ndaloni pagesën.

1. A punon në shqip dhe me rregullat e Kosovës?

Programi që stafi e kupton pa përkthim mësohet më shpejt dhe bën më pak gabime. Pyetni nëse dokumentet (raporti klinik, fletëlëshimi, fatura) dalin në shqip dhe nëse programi lidhet me arkën fiskale dhe me TVSH-në ashtu si i kërkon ATK-ja.

Te Mjeku.App gjithçka është në shqip; kuponi fiskal shtypet nga pagesa, dhe modulet opsionale mbajnë librat e TVSH-së dhe pagat sipas rregullave të Kosovës.

2. Të kujt janë të dhënat?

Të dhënat e pacientëve janë të klinikës. Pyetni në çfarë formati mund t'i nxirrni (Excel, CSV, backup i plotë), kur, dhe nëse ka kosto. Nëse eksporti është i vështirë, mbeteni të lidhur me ofruesin.

Te Mjeku.App, eksporti në Excel/CSV dhe backup-i i plotë janë në dispozicion në çdo kohë, pa kosto.

3. Çfarë ndodh kur ndaloni pagesën?

Disa programe e mbyllin qasjen menjëherë. Për një klinikë kjo do të thotë të mos shohë dot kartelat e pacientëve. Kërkoni një afat të qartë ku mund të lexoni dhe të eksportoni gjithçka.

Te Mjeku.App programi kalon në vetëm-lexim për 120 ditë, me paralajmërime me email dhe backup final në ditën 90; fshirja bëhet vetëm në ditën 120, me konfirmim me shkrim.

4. A janë të dhënat tuaja të ndara nga klinikat e tjera?

Në shumë programe në internet, të gjitha klinikat ndajnë një bazë të dhënash dhe dallohen vetëm me një kolonë. Një gabim në kod mund t'ia shfaqë pacientët tuaj një klinike tjetër. Pyetni si janë ndarë klinikat.

Te Mjeku.App çdo klinikë ka adresën, bazën e të dhënave dhe përdoruesin e serverit të vet.

5. Si mbrohet hyrja dhe kush sheh çfarë?

Çdo punonjës duhet të ketë llogarinë e vet, jo një fjalëkalim të përbashkët. Kërkoni verifikim dy-hapësh, role me leje të ndryshme dhe regjistër të veprimeve që tregon kush e hapi apo e ndryshoi një kartelë.

Te Mjeku.App ka verifikim dy-hapësh, kyçje automatike të ekranit, role për admin, mjek, recepsion dhe kontabilist, dhe audit log të plotë.

6. A lidhet me arkën fiskale?

Nëse kuponi fiskal shtypet veç, recepsioni e shkruan pagesën dy herë dhe gabimet janë të pashmangshme. Pyetni cilat arka mbështeten dhe si bëhet lidhja.

Mjeku.App punon me Global Service EU FP-15 përmes ZFPLabServer, dhe kuponi shtypet nga dritarja e pagesës. Shihni udhëzuesin për kuponin fiskal.

7. Si llogaritet çmimi?

Disa ofrues paguhen për çdo përdorues, shpesh me një minimum përdoruesish; të tjerë për klinikë. Llogaritni çmimin për numrin tuaj të stafit, pyetni nëse çmimi është me apo pa TVSH, dhe çfarë kushtojnë modulet shtesë.

Mjeku.App ka pako për klinikë, nga 15 € në muaj për mjekun që punon vetë, me çmime pa TVSH dhe 7 ditë provë falas pa kartelë. Shihni çmimet.

8. A mund t'i sillni pacientët nga sistemi i vjetër?

Nisja nga zero do të thotë të humbisni historinë e pacientëve. Pyetni çfarë mund të importohet (pacientët, vizitat, pagesat) dhe si shmangen dublikatat.

Te Mjeku.App pacientët nga Excel i importoni vetë me parapamje; për vizitat dhe pagesat ju ndihmojmë ne. Shihni Migrimi.

9. A punon në telefon dhe pa instalim?

Një program që punon në shfletues nuk kërkon server në klinikë dhe hapet nga çdo pajisje. Pyetni nëse të dhënat e pacientëve ruhen në telefon, sepse një telefon i humbur bëhet rrezik.

Mjeku.App punon në shfletues dhe instalohet si aplikacion në telefon, pa asnjë të dhënë pacienti të ruajtur në pajisje.

10. Kush ju ndihmon kur ngecni?

Pyetni si jepet mbështetja, në cilën gjuhë dhe nëse ka ndihmë me konfigurimin e parë. Gjatë provës, punoni me situata të vërteta të klinikës, jo vetëm me shembuj.

Mjeku.App jep mbështetje me email në shqip; pakoja Pro ka mbështetje prioritare dhe onboarding.

Lista për krahasim

PyetjaÇfarë të kërkoni
GjuhaMenytë dhe dokumentet në shqip
Pronësia e të dhënaveEksport i lirë në Excel/CSV dhe backup i plotë
Pas skadimitVetëm-lexim dhe eksport, jo bllokim
NdarjaBazë e veçantë për klinikën
SiguriaVerifikim dy-hapësh, role, audit log
Arka fiskaleKuponi nga pagesa, pa shkruar dy herë
ÇmimiÇmim i qartë për stafin tuaj, me ose pa TVSH
MigrimiImport me parapamje, pa dublikata
PajisjetPunon në shfletues, pa të dhëna në telefon
MbështetjaNë shqip, me ndihmë në fillim
Provojeni në klinikën tuaj.

Mjeku.App ka 7 ditë provë falas, pa kartë krediti. Çdo hap i këtij udhëzuesi e bëni në programin tuaj që ditën e parë.

Provo 7 ditë falas →

Lexoni edhe

Nga Excel në program: si t'i importoni pacientëtKolonat, pastrimi i tabelës dhe importi me parapamje. · 3 min leximMbrojtja e të dhënave të pacientëve: 8 praktika për çdo klinikëTetë praktika që ulin rrezikun në çdo klinikë. · 3 min leximProgram për klinika privateShumë mjekë, një recepsion, një arkë.Program për ordinanca mjekësorePër mjekun që punon vetë ose me një recepsion.

Publikuar më 27 shtator 2026. Keni pyetje? Na shkruani te info@mjeku.app.

Provoni Mjeku.App 7 ditë falas.

Pa kartë krediti. Pas aprovimit, klinika merr adresën e vet të veçantë dhe regjistron pacientin e parë.

Krijo klinikën tënde falas →