Kuponi fiskal nga programi i klinikës

Kur kuponi shtypet nga i njëjti ekran ku ruhet pagesa, recepsioni nuk e shkruan shumën dy herë dhe arka e ditës përputhet me programin.

3 min lexim · Përditësuar më 27 shtator 2026

Shkurt: Mjeku.App ia dërgon kuponin arkës fiskale nga shfletuesi i kompjuterit të recepsionit, përmes ZFPLabServer. Konfigurohet një herë te Settings → Arka Fiskale; pastaj butoni “Fiskale 🧾” e ruan pagesën dhe e shtyp kuponin në një hap.

Si funksionon lidhja

Arka fiskale lidhet me kompjuterin e recepsionit ose me rrjetin e klinikës. Në atë kompjuter, ose në një kompjuter tjetër në rrjet, punon ZFPLabServer, shërbimi që i flet arkës. Kur recepsioni shtyp kuponin, shfletuesi ia dërgon kuponin këtij shërbimi, dhe ai e shtyp në arkë.

Serveri i Mjeku.App nuk e sheh kurrë arkën: lidhja bëhet brenda klinikës.

Çfarë ju duhet

Konfigurimi te Settings → Arka Fiskale

  1. Zgjidhni ofruesin.
  2. Te “Adresa e shërbimit të printerit (IP:port)” shkruani adresën ku punon ZFPLabServer.
  3. Plotësoni portën COM të arkës dhe Baud rate, si dhe numrin dhe fjalëkalimin e operatorit.
  4. Caktoni slotet e pagesës për Cash dhe për POS/kartelë, dhe klasën e TVSH-së për shërbimet.
  5. Klikoni “Testo lidhjen me arkën”: arka shtyp një kupon prove, jo fiskal.

Shtypja e kuponit

Kur arka fiskale është aktive, dritarja e pagesës (te Dashboard-i dhe te Pagesat) merr butonin “Fiskale 🧾”. Ai e ruan pagesën dhe e shtyp kuponin në një hap. Pagesat me kupon shënohen me një pikë të kuqe te Financat dhe te Arka.

Anulimi dhe storno-ja

Një pagesë me kupon fiskal nuk anulohet dot nga programi, sepse kuponi është regjistruar tashmë në arkë. Storno-ja bëhet te vetë arka fiskale.

Kur kuponi nuk shtypet

Shitjet me POS

Me modulin Stoku & POS, edhe shitjet e produkteve nga stoku marrin kupon fiskal nga e njëjta arkë. Shihni Kontabiliteti, stoku dhe pagat.

Provojeni në klinikën tuaj.

Mjeku.App ka 7 ditë provë falas, pa kartë krediti. Çdo hap i këtij udhëzuesi e bëni në programin tuaj që ditën e parë.

Provo 7 ditë falas →

Lexoni edhe

Si ta organizoni recepsionin e klinikësNga termini te pagesa dhe mbyllja e arkës. · 3 min leximDita e parë në Mjeku.AppNga regjistrimi te pacienti i parë. · 3 min leximPagesat, arka dhe kuponi fiskalPagesa nga vizita, kuponi fiskal me një klikim.Kontabiliteti, stoku dhe pagat për klinikaModulet që i shtoni vetëm kur ju duhen.

Publikuar më 27 shtator 2026. Keni pyetje? Na shkruani te info@mjeku.app.

Provoni Mjeku.App 7 ditë falas.

Pa kartë krediti. Pas aprovimit, klinika merr adresën e vet të veçantë dhe regjistron pacientin e parë.

Krijo klinikën tënde falas →