Shkurt: Regjistrohuni, konfirmoni email-in dhe prisni aprovimin. Pastaj plotësoni të dhënat e klinikës, orarin, shërbimet dhe template-in e raportit, shtoni stafin me email-in e secilit dhe ndizni verifikimin dy-hapësh.
1. Regjistrimi
Te mjeku.app/register zgjidhni pakon dhe modulet, dhe plotësoni të dhënat e klinikës dhe tuajat. Konfirmoni email-in me lidhjen që ju vjen (vlen 48 orë). Pas aprovimit ju vjen lidhja për të vendosur fjalëkalimin.
2. Hyrja
Hyni gjithmonë te login.mjeku.app me email-in dhe fjalëkalimin tuaj; programi ju dërgon te adresa e klinikës suaj.
3. Të dhënat e klinikës
Te Settings → Të dhënat e biznesit plotësoni të dhënat e klinikës dhe ngarkoni logon.
4. Orari i punës
Te Settings → Orari i punës caktoni ditët dhe orët kur klinika është e hapur. Orari i secilit mjek caktohet te Përdoruesit.
5. Shërbimet dhe çmimet
Te Settings → Shërbimet shtoni shërbimet me çmimet e tyre. Nëse i keni në Excel, i importoni te Import / Export si “Shërbimet · CSV”, me kolonat name dhe price.
6. Raporti dhe dokumentet
Te Settings → Template i raportit caktoni kokën dhe fundin e fletës me logon e klinikës, që raporti klinik dhe fletëlëshimi të printohen si letra e klinikës. Te Format klinike dhe Shabllonet Klinike caktoni fushat e raportit dhe tekstet e gatshme.
7. Stafi
Te Settings → Përdoruesit shtoni mjekët, recepsionin dhe, nëse keni, kontabilistin. Secili hyn me email-in e vet, dhe roli vendos çfarë sheh. Numri i përdoruesve dhe i mjekëve ndjek pakon që keni zgjedhur.
8. Siguria
- Te Profili im ndizni verifikimin dy-hapësh me një aplikacion autentikimi, dhe kërkojeni edhe nga stafi.
- Te Settings → Backup automatik caktoni frekuencën dhe sa kopje të mbahen. Kopjet enkriptohen gjithmonë: te “Enkriptimi” shihni frazën dhe ruajeni në një vend të sigurt.
- Nëse keni arkë fiskale, lidheni sipas udhëzuesit për kuponin fiskal.
9. Pacienti i parë
Regjistroni pacientin e parë, caktojini termin dhe ndiqni rrugën e plotë: termini, vizita, raporti dhe pagesa. Nëse keni pacientë në Excel, importojini para se të nisni punën.
10. Programi në telefon
Në telefon hapni adresën e klinikës dhe shtojeni në ekranin kryesor (në iPhone: Share → Add to Home Screen). Programi hapet si aplikacion me ikonën e klinikës.
Mjeku.App ka 7 ditë provë falas, pa kartë krediti. Çdo hap i këtij udhëzuesi e bëni në programin tuaj që ditën e parë.
Provo 7 ditë falas →Lexoni edhe
Publikuar më 27 shtator 2026. Keni pyetje? Na shkruani te info@mjeku.app.