Program për klinika private

Kur klinika ka disa mjekë, një recepsion dhe një arkë, gjithçka duhet të lidhet: terminet, vizitat, pagesat dhe raportet. Mjeku.App i mban në një program, me qasje të ndarë për secilin.

Një ekran për recepsionin, një kalendar për çdo mjek

Recepsioni sheh në një listë të gjithë pacientët e ditës: kush pret, kush është në vizitë, kush duhet të paguajë dhe kush ka përfunduar. Çdo mjek ka kalendarin dhe orarin e vet të punës.

  • Kalendar ditor, javor dhe mujor për të gjithë mjekët.
  • Pacientët pa termin futen në listë për rastet urgjente.
  • Terminet e harruara mbyllen vetë në fund të ditës.
  • Mesazhe mes recepsionit dhe mjekëve brenda programit, pa WhatsApp.
Lista e ditës: pacientët në pritje, në vizitë dhe për pagesë

Financat e klinikës, pa llogari me dorë

Çdo pagesë lidhet me vizitën dhe me mjekun. Arka hapet dhe mbyllet çdo ditë me raport të printueshëm, dhe komisioni i mjekut llogaritet vetë. Raportet tregojnë të ardhurat sipas mjekut, shërbimit, diagnozës dhe periudhës, me eksport në Excel dhe PDF.

  • Pagesa cash, me kartelë (POS) ose me bankë, edhe të ndara mes tyre.
  • Kuponi fiskal nga pagesa, direkt në arkën fiskale.
  • Faturat me TVSH për kompanitë.
  • Shpenzimet operative dhe krahasimi me periudhat e kaluara.

Kush sheh çfarë

Çdo anëtar i stafit hyn me email-in e vet. Admini vendos lejet për recepsionin, mjekët dhe kontabilistin, dhe mund të vendosë që mjekët të shohin vetëm pacientët e tyre. Çdo veprim regjistrohet: kush pa, kush ndryshoi, kush anuloi.

Pakot për klinika

Klinikë Plus (59 € në muaj) ka gjashtë përdorues: deri në pesë mjekë dhe një recepsion. Qendër (120 € në muaj) ka dymbëdhjetë përdorues, deri në njëmbëdhjetë mjekë, me raporte të avancuara dhe email-in e klinikës për njoftime. Çmimet janë pa TVSH.

Pyetje të shpeshta

A mund të shohë mjeku vetëm pacientët e vet?

Po. Admini mund të vendosë që mjekët të shohin vetëm pacientët me të cilët kanë vizita, në lista, në kërkim dhe në kartela. Rregulli vlen për të gjithë mjekët.

A llogaritet komisioni i mjekut?

Po. Programi e llogarit vetë komisionin e mjekut, pa tabela me dorë.

Si kalojmë nga programi që përdorim tani?

Ju ndihmojmë me migrimin: pacientët, vizitat, pagesat dhe shërbimet sillen nga sistemi i vjetër. Shihni Migrimi.

Provoni Mjeku.App 7 ditë falas.

Pa kartë krediti. Pas aprovimit, klinika merr adresën e vet të veçantë dhe regjistron pacientin e parë.

Krijo klinikën tënde falas →