Raporti klinik dhe dokumentet mjekësore

Mjeku e shkruan raportin e vizitës një herë dhe e printon kudo: në A4 ose PDF, me logon dhe dizajnin e klinikës.

Raporti i vizitës, si e do klinika

  • Fushat klinike i cakton vetë klinika.
  • Shabllone teksti për gjetjet e shpeshta.
  • Kodet ICD-10 për diagnozat.
  • Ruajtje e vazhdueshme gjatë shkrimit, pa humbur asgjë.
  • Printim në A4 ose PDF me template-in e klinikës.
Paneli i vizitës: të dhënat e pacientit, shërbimet dhe pagesa

Fletëlëshimi

Fletëlëshimi pas trajtimit apo operacionit, me anamnezën, diagnozën, epikrizën, terapinë dhe rekomandimet, lëshohet nga faqja Fletëlëshimet me template-in e klinikës. Elementet e template-it vendosen me saktësi në milimetra mbi fletën A4, që dokumenti të duket si letra e klinikës. Shihni udhëzuesin për fletëlëshimin.

Gjithçka mbetet te kartela

Çdo raport ruhet te kartela e pacientit dhe gjendet me kërkim, edhe sipas diagnozës. Në vizitën e radhës, mjeku sheh raportet e mëparshme pa i kërkuar në letra.

Pyetje të shpeshta

A mund ta vendos logon e klinikës në raport?

Po. Template-i i raportit ka logon dhe dizajnin e klinikës, dhe përdoret për printim dhe PDF.

A humbet raporti nëse mbyllet shfletuesi?

Jo. Raporti ruhet vazhdimisht gjatë shkrimit.

A përdor programi kodet ICD-10?

Po. Diagnozat zgjidhen me kode ICD-10 dhe mund të kërkohen më vonë.

Provoni Mjeku.App 7 ditë falas.

Pa kartë krediti. Pas aprovimit, klinika merr adresën e vet të veçantë dhe regjistron pacientin e parë.

Krijo klinikën tënde falas →