Gjithçka që i duhet një ordinance, pa letra dhe pa Excel
Në një ordinancë, mjeku shpesh është edhe recepsionist, edhe arkëtar, edhe administrator. Mjeku.App i bashkon këto punë në një rrjedhë: pacienti regjistrohet, merr termin, mjeku e viziton dhe shkruan raportin, pagesa ruhet dhe kuponi fiskal shtypet me një klikim.
- Kalendari i termineve sipas orarit tuaj të punës; pacientët pa termin futen menjëherë në listë.
- Kartela e pacientit me vizitat e mëparshme, diagnozat, alergjitë dhe dokumentet.
- Raporti i vizitës me shabllone teksti dhe kode ICD-10, i printueshëm me logon tuaj.
- Fletëlëshimi pas trajtimit, gati për printim ose PDF.
- Pagesat cash, me kartelë ose me bankë, dhe kuponi fiskal direkt në arkën fiskale.
- Programi punon edhe në telefon, pa asnjë të dhënë pacienti të ruajtur në pajisje.

Cila pako i përshtatet ordinancës?
Pakoja Solo (15 € në muaj) është për mjekun që punon vetë: një përdorues, që është njëkohësisht mjek dhe administrator. Nëse keni recepsionist, pakoja Klinikë (29 € në muaj) ka tre përdorues: dy mjekë dhe një recepsion. Çmimet janë pa TVSH; me pagesë vjetore merrni dy muaj falas.
Në çdo pako përfshihen pacientët, terminet, vizitat, raportet, financat, arka, pagesat, faturat dhe fiskalizimi. Modulet si Kontabiliteti apo Stoku & POS shtohen vetëm nëse ju duhen.
Të dhënat e pacientëve, vetëm tuajat
Çdo ordinancë merr adresën e vet (ordinanca-juaj.mjeku.app) me bazë të dhënash të veçantë. Hyrja mbrohet me verifikim dy-hapësh, çdo veprim regjistrohet dhe backup-i i enkriptuar bëhet automatikisht sipas orarit që zgjidhni. Më shumë te Siguria e të dhënave.
Pyetje të shpeshta
A mund ta përdor programin vetëm, pa recepsionist?
Po. Pakoja Solo është pikërisht për këtë: një llogari që është mjek dhe administrator njëkohësisht, me të gjitha funksionet e ordinancës.
A duhet të blej kompjuter apo server të ri?
Jo. Programi punon në shfletues, në kompjuterin, tabletin ose telefonin që keni. Vetëm për arkën fiskale duhet ZFPLabServer në kompjuterin ku është lidhur arka.
Sa shpejt mund të filloj?
Pas regjistrimit dhe aprovimit, ordinanca merr adresën e vet brenda pak minutash. Konfigurimi bazë (orari, shërbimet, logoja) zgjat rreth 10 minuta.
Provoni Mjeku.App 7 ditë falas.
Pa kartë krediti. Pas aprovimit, klinika merr adresën e vet të veçantë dhe regjistron pacientin e parë.
Krijo klinikën tënde falas →