Kontabiliteti, stoku dhe pagat për klinika

Modulet që i shtoni vetëm kur ju duhen: kontabiliteti, stoku me POS dhe pagat, brenda të njëjtit program me pacientët dhe arkën.

Kontabiliteti — 15 € në muaj

  • Libri i shitjes dhe i blerjes.
  • TVSH-ja për deklarim në ATK, me eksport.
  • Faturat hyrëse dhe shpenzimet kontabël.
  • Pasqyra e të ardhurave.
  • Aktivet e klinikës.

Stoku dhe POS — 12 € në muaj

Për klinikat që shesin produkte: hyrjet nga furnitorët, gjendja e stokut dhe inventari, dhe shitja me POS me kupon fiskal nga e njëjta arkë fiskale. Stoku nuk prek vizitat: shërbimet e vizitës paguhen si më parë.

Punëtorët dhe pagat — 6 € në muaj

Lista e pagave me kontributin pensional dhe tatimin në paga sipas rregullave të Kosovës, me normat te Settings, dhe fletëpagesa për çdo punëtor. Listat e konfirmuara hyjnë vetë te pasqyra e të ardhurave.

Complete — 25 € në muaj

Të tre modulet bashkë kushtojnë 25 € në vend të 33 €. Nëse zgjidhni Kontabilitetin dhe Stokun (27 €), programi ju jep vetë Complete me të trija, sepse kushton më pak. Çmimet janë pa TVSH.

Roli Kontabilist sheh vetëm financat dhe modulet që i jep admini, kurrë të dhënat klinike të pacientëve.

Pyetje të shpeshta

A punon programi pa këto module?

Po. Pagesat, arka, faturat dhe fiskalizimi janë në çdo pako; modulet janë për kontabilitetin e plotë, stokun dhe pagat.

A mund ta shtoj një modul më vonë?

Po. Na shkruani dhe e aktivizojmë; moduli shtohet te fatura bashkë me pakon.

A e sheh kontabilisti kartelën e pacientit?

Jo. Roli Kontabilist ka qasje vetëm te financat dhe te modulet që i jep admini.

Provoni Mjeku.App 7 ditë falas.

Pa kartë krediti. Pas aprovimit, klinika merr adresën e vet të veçantë dhe regjistron pacientin e parë.

Krijo klinikën tënde falas →