Pagesat, arka dhe kuponi fiskal

Pagesa merret nga vizita, kuponi fiskal shtypet me një klikim dhe arka mbyllet në fund të ditës me raport, pa e shkruar asgjë dy herë.

Pagesa nga vizita

  • Cash, me kartelë (POS) ose me bankë, edhe të ndarë mes tyre.
  • Shërbimet me çmimet e klinikës, dhe borxhi i pacientit te kartela.
  • Komisioni i mjekut llogaritet vetë.
  • Faturat me TVSH për kompanitë dhe klientët që i kërkojnë.
Paneli i vizitës: të dhënat e pacientit, shërbimet dhe pagesa

Kuponi fiskal direkt nga programi

Mjeku.App punon me arkat fiskale Global Service EU FP-15 përmes ZFPLabServer, në kompjuterin e recepsionit ose në rrjetin e klinikës. Vendosni adresën IP te Settings → Arka Fiskale, dhe kuponi shtypet nga dritarja e pagesës. Modele të tjera shtohen sipas kërkesës.

Arka e ditës

Arka hapet në fillim dhe mbyllet në fund të ditës. Programi e rakordon me pagesat e ditës dhe nxjerr raportin ditor të printueshëm, që pronari ta dijë saktë sa para kanë hyrë.

Financat e klinikës

Raportet tregojnë të ardhurat sipas mjekut, shërbimit dhe periudhës, bashkë me shpenzimet operative, me eksport në Excel dhe PDF. Për kontabilitetin e plotë, me TVSH-në dhe librat për ATK, shihni Kontabiliteti.

Pyetje të shpeshta

Me cilat arka fiskale punon?

Me Global Service EU FP-15 (Tremol) përmes ZFPLabServer. Modele të tjera shtohen sipas kërkesës.

A mund të ndahet pagesa mes cash dhe kartelës?

Po. Një pagesë mund të ndahet mes cash, POS dhe bankës.

A përfshihen faturat dhe fiskalizimi në pako?

Po. Pagesat, arka, faturat dhe fiskalizimi janë në çdo pako MJEKU, pa pagesë shtesë.

Provoni Mjeku.App 7 ditë falas.

Pa kartë krediti. Pas aprovimit, klinika merr adresën e vet të veçantë dhe regjistron pacientin e parë.

Krijo klinikën tënde falas →