Program për stomatologë

Kartela dentare me odontogram, plani i trajtimit dhe oferta për pacientin, të lidhura me terminet, vizitat dhe pagesat e klinikës.

Odontogrami: gjendja, plani dhe trajtimet e kryera

Për çdo pacient, odontogrami FDI tregon çdo dhëmb me sipërfaqet e tij. Shënoni gjendjen ekzistuese, planin e trajtimit dhe trajtimet e kryera; historia ruhet në kartelën e pacientit dhe duket në çdo vizitë.

  • Sipërfaqet e dhëmbëve në odontogram FDI.
  • Gjendja ekzistuese, plani dhe trajtimet e kryera, veç e veç.
  • Radiografitë dhe fotot, të lidhura me dhëmbin përkatës.
  • Kartela periodontale.

Plani i trajtimit në faza, me ofertë PDF

Trajtimi i gjatë ndahet në faza. Nga plani krijohet oferta PDF për pacientin, që printohet për nënshkrim, dhe statusi i saj ndiqet: e lëshuar, e pranuar ose e refuzuar.

Nga trajtimi te pagesa, pa e shkruar dy herë

Trajtimet e kryera kalojnë vetë te shërbimet e vizitës dhe te pagesa. Pacienti paguan cash, me kartelë ose me bankë, dhe kuponi fiskal shtypet direkt nga pagesa. Më shumë te Pagesat dhe arka fiskale.

Si ta aktivizoni

Kartela dentare është modul që e aktivizojmë për klinikën tuaj: shënojeni te regjistrimi, në fushën Shënim, ose na shkruani te info@mjeku.app. Pjesa tjetër e programit (terminet, kartela e pacientit, raportet dhe pagesat) është në çdo pako.

Pyetje të shpeshta

A punon programi për një stomatolog që punon vetë?

Po. Pakoja Solo është për mjekun që punon vetë, dhe pakoja Klinikë për ordinancën me recepsion.

A mund t'i jap pacientit ofertën për nënshkrim?

Po. Nga plani i trajtimit krijohet oferta PDF, e cila printohet për nënshkrim, dhe statusi i saj ruhet në kartelë.

A lidhen radiografitë me dhëmbin?

Po. Dokumentet dhe radiografitë i lidhni me një ose më shumë dhëmbë, dhe i gjeni te dhëmbi përkatës.

Provoni Mjeku.App 7 ditë falas.

Pa kartë krediti. Pas aprovimit, klinika merr adresën e vet të veçantë dhe regjistron pacientin e parë.

Krijo klinikën tënde falas →