Historia e plotë e pacientit
- Vizitat e mëparshme me raportin klinik dhe diagnozat (ICD-10).
- Alergjitë dhe shënimet e vëmendjes, të dukshme në çdo vizitë.
- Dokumentet, fotot dhe videot e vizitave, në dosje private.
- Kartela financiare: pagesat dhe borxhi.

Kërkim i shpejtë
Pacientin e gjeni me emër, telefon ose edhe me diagnozë. Kërkimi mbetet i shpejtë edhe kur klinika ka qindra mijëra vizita.
Kartela në çdo pajisje, të dhënat vetëm në server
Kartelën e hapni në kompjuter, tablet ose telefon. Asnjë e dhënë pacienti nuk ruhet në pajisje: gjithçka lexohet e enkriptuar nga serveri, dhe audit log-u regjistron kush e pa dhe kush e ndryshoi kartelën.
Eksporti, kur t'ju duhet
Të dhënat e pacientëve i eksportoni në Excel/CSV ose si backup të plotë, në çdo kohë. Të dhënat janë të klinikës, jo tonat.
Pyetje të shpeshta
A mund ta kufizoj qasjen në kartela?
Po. Admini vendos lejet për çdo rol dhe mund të vendosë që mjekët të shohin vetëm pacientët e tyre.
A mund t'i sjell kartelat nga programi i vjetër?
Po. Pacientët, vizitat dhe pagesat sillen nga sistemi i vjetër; shihni Migrimi.
Ku ruhen dokumentet e pacientit?
Në dosjen private të klinikës suaj në server, që nuk shërbehet kurrë drejtpërdrejt në internet.
Provoni Mjeku.App 7 ditë falas.
Pa kartë krediti. Pas aprovimit, klinika merr adresën e vet të veçantë dhe regjistron pacientin e parë.
Krijo klinikën tënde falas →