Çdo klinikë e izoluar
Çdo klinikë ka adresën, bazën e të dhënave, përdoruesin e bazës dhe përdoruesin e serverit të vet. Një klinikë nuk mund të arrijë të dhënat e një tjetre, as përmes programit, as në server.
Hyrja në program
- Verifikim dy-hapësh me aplikacion autentikimi, kode rikuperimi dhe pajisje të besuara.
- Kyçje automatike e ekranit kur kompjuteri lihet pa punë.
- Çdo anëtar i stafit me llogarinë e vet dhe lejet sipas rolit.
- Butoni i emergjencës mbyll qasjen e stafit me një klikim, pa prekur të dhënat.
Çdo veprim i regjistruar
Audit log-u ruan kush pa, kush ndryshoi dhe kush anuloi, me IP dhe kohë. Anulimet nuk fshijnë të dhëna, vetëm i shënojnë.
Serveri
- HTTPS kudo (TLS 1.2/1.3, HSTS).
- Dokumentet e pacientëve në dosje private, që nuk shërbehen kurrë drejtpërdrejt në internet.
- Server i dedikuar vetëm për Mjeku.App, me firewall dhe bllokim automatik të tentativave të sulmit.
- Paneli i administrimit, baza e të dhënave dhe qasja teknike vetëm përmes VPN-së.
- Backup automatik i enkriptuar (AES-256) sipas orarit të klinikës.
Të dhënat janë tuajat
Klinika i eksporton të dhënat në çdo kohë. Nëse abonimi ndalet, programi kalon në vetëm-lexim për 120 ditë dhe gjithçka mund të eksportohet; asgjë nuk fshihet pa paralajmërim. Hollësitë janë te Politika e privatësisë.
Pyetje të shpeshta
Kush i sheh të dhënat e pacientëve?
Vetëm stafi i klinikës, sipas lejeve që cakton admini. Stafi ynë nuk i shikon; qasja teknike bëhet vetëm kur e kërkon klinika për mbështetje, kur e kërkon siguria e shërbimit ose ligji.
Ku ruhen të dhënat?
Në serverin e dedikuar të Mjeku.App. Vendndodhja dhe ofruesi janë te Politika e privatësisë.
Çfarë bëjmë nëse dyshojmë për qasje të paautorizuar?
Shtypni butonin e emergjencës në program për të mbyllur qasjen e stafit dhe na shkruani menjëherë te support@mjeku.app.
Provoni Mjeku.App 7 ditë falas.
Pa kartë krediti. Pas aprovimit, klinika merr adresën e vet të veçantë dhe regjistron pacientin e parë.
Krijo klinikën tënde falas →