Raporte për menaxhmentin
Të ardhurat sipas mjekut, shërbimit, diagnozës, qytetit dhe moshës së pacientëve, krahasimi i periudhave dhe treguesit kryesorë, me eksport në Excel dhe PDF. Menaxhmenti e sheh klinikën me numra, pa pritur raportin e kontabilistit.

Pakot Qendër dhe Pro
Pakoja Qendër (120 € në muaj) ka 12 përdorues, deri në 11 mjekë, raporte të avancuara dhe email-in e klinikës për njoftime. Pakoja Pro (299 € në muaj) ka 30 përdorues, mjekë pa kufi, asistentin AI, API-në për sistemet e jashtme dhe mbështetje prioritare me onboarding. Çmimet janë pa TVSH.
Asistenti AI dhe API
Me asistentin AI, menaxhmenti dhe mjekët pyesin me fjalë të thjeshta për të dhënat e klinikës dhe marrin përgjigje, pa ndryshuar asgjë; punon me çelësin API të klinikës. API-ja e kërkimit të pacientëve e lidh programin me sistemet e tjera të institucionit.
Qasje e kontrolluar, çdo veprim i regjistruar
- Role për admin, mjek, recepsion dhe kontabilist.
- Mjekët mund të kufizohen te pacientët e tyre.
- Verifikim dy-hapësh, kyçje automatike e ekranit dhe pajisje të besuara.
- Audit log: kush pa, kush ndryshoi, kush anuloi, me IP dhe kohë.
- Butoni i emergjencës mbyll qasjen e stafit me një klikim.
Pyetje të shpeshta
Po nëse na duhen më shumë se 30 përdorues?
Na shkruani te info@mjeku.app. Për institucione më të mëdha e përshtatim pakon, edhe me instalim në serverin tuaj.
A ka kontabilisti qasje vetëm te financat?
Po. Roli Kontabilist sheh vetëm financat dhe modulet që i jep admini, pa të dhënat klinike të pacientëve.
A mund ta lidhim programin me sisteme të tjera?
Po, në pakon Pro, përmes API-së së kërkimit të pacientëve. Për integrime të tjera na shkruani.
Provoni Mjeku.App 7 ditë falas.
Pa kartë krediti. Pas aprovimit, klinika merr adresën e vet të veçantë dhe regjistron pacientin e parë.
Krijo klinikën tënde falas →