Aparati lidhet me pacientin që në shitje
Aparati me numër serial shitet me faturë ose me POS, me pacientin si klient. Ai lidhet vetë me kartelën e pacientit dhe merr garancion me numër, për aq muaj sa keni caktuar për atë artikull. Për shitjen me serial nga stoku duhet edhe moduli Stoku & POS; aparatet e blera diku tjetër i shtoni me dorë.
Servisi hap pas hapi
Servisi ndjek të njëjtën rrjedhë çdo herë: pranimi, diagnoza, përpunimi, pritja e pjesëve kur duhen, gati, testimi dhe dorëzimi. Programi nuk lejon të kapërcehet hapi: aparati nuk shënohet gati pa punën e kryer, as i testuar pa rezultatin e testimit.
- Fletëpranimi dhe fletëdorëzimi për printim.
- Servisi shënohet vetë brenda garancionit kur aparati ka garancion aktiv.
- Pagesa e servisit në arkë, me kupon fiskal.
- Historia e çdo servisi te kartela e pacientit.
Statusi me kod QR, pa telefonata
Fletëpranimi ka një kod QR: pacienti e skanon dhe sheh statusin e servisit pa thirrur klinikën. Certifikata e garancionit ka kodin e vet QR për verifikim. Faqja e statusit tregon vetëm numrin, datat, aparatin dhe gjendjen, pa çmime, telefon apo shënime.
Çmimi
Moduli Aparatet e dëgjimit kushton 5 € në muaj (50 € në vit), mbi pakon që zgjidhni. Çmimet janë pa TVSH.
Pyetje të shpeshta
A mund të shtoj aparatet që pacienti i ka blerë diku tjetër?
Po. Aparati shtohet me dorë te pacienti, me garancion nëse ka.
A e sheh pacienti çmimin në faqen e QR-së?
Jo. Faqja e statusit tregon vetëm numrin e servisit, datat, aparatin dhe gjendjen.
Çfarë ndodh kur anulohet fatura e shitjes?
Aparati dhe garancioni shënohen të anuluar, ndërsa historia e serviseve mbetet.
Provoni Mjeku.App 7 ditë falas.
Pa kartë krediti. Pas aprovimit, klinika merr adresën e vet të veçantë dhe regjistron pacientin e parë.
Krijo klinikën tënde falas →