Seancat në kalendar
Çdo terapist ka kalendarin dhe orarin e vet. Seancat rezervohen në pamje ditore, javore ose mujore, dhe recepsioni sheh menjëherë kush pret dhe kush është në trajtim.

Historia e trajtimeve te kartela
Çdo seancë ruhet si vizitë në kartelën e pacientit, me shënimet, diagnozën dhe dokumentet. Në seancën e radhës, terapisti sheh çfarë është bërë më parë.
Pagesa për çdo seancë
- Shërbimet me çmimet që caktoni vetë.
- Pagesa cash, me kartelë ose me bankë, dhe borxhi i pacientit te kartela.
- Kuponi fiskal direkt nga pagesa.
- Raportet e të ardhurave sipas terapistit dhe shërbimit.
Pyetje të shpeshta
A mund ta përdorin terapistët që nuk janë mjekë?
Po. Çdo terapist merr llogarinë e vet dhe punon në program si mjek: ka kalendarin, pacientët dhe vizitat e veta.
A shihet borxhi i pacientit?
Po. Kartela financiare e pacientit tregon pagesat dhe borxhin nga vizitat.
Cila pako na duhet?
Për një terapist që punon vetë, Solo (15 €); me recepsion, Klinikë (29 €); për qendër me deri në pesë terapistë, Klinikë Plus (59 €). Çmimet janë në muaj, pa TVSH.
Provoni Mjeku.App 7 ditë falas.
Pa kartë krediti. Pas aprovimit, klinika merr adresën e vet të veçantë dhe regjistron pacientin e parë.
Krijo klinikën tënde falas →