Fletëlëshimi pas trajtimit ose operacionit

Fletëlëshimi i jep pacientit në dorë çfarë iu bë dhe çfarë duhet të bëjë më tej. Ja si lëshohet në program, me dizajnin e klinikës.

3 min lexim · Përditësuar më 27 shtator 2026

Shkurt: Hapni “Fletëlëshimet” nga menyja, klikoni “+ Fletëlëshim i ri”, zgjidhni pacientin dhe doktorin, plotësoni fushat dhe ruajeni si draft ose përfundojeni. Dokumenti merr numër FL dhe printohet ose ruhet si PDF.

Kush e lëshon

Fletëlëshimet i krijojnë dhe i ndryshojnë admini dhe mjekët; recepsioni i sheh dhe i printon. Mjeku sheh fletëlëshimet e veta.

Hap pas hapi

  1. Nga menyja hapni “Fletëlëshimet” dhe klikoni “+ Fletëlëshim i ri”.
  2. Kërkoni pacientin dhe zgjidhni doktorin; këto dy janë të detyrueshme.
  3. Template-i i parazgjedhur vjen vetë; plotësoni datat e pranimit, të operimit dhe të lëshimit.
  4. Plotësoni fushat klinike: Anamneza, Diagnoza, Epikriza, Terapia dhe Rekomandimet. Butoni “Shabllonet” te fusha fut tekstet e gatshme.
  5. Klikoni “Ruaj Draft” nëse do ta vazhdoni më vonë, ose “Përfundo” kur është gati.
  6. Me “Shiko raportin”, “Printo” ose “PDF” ia jepni pacientit.

Çdo fletëlëshim merr numrin e vet, p.sh. FL-2026-000123, dhe gjendet te lista e fletëlëshimeve.

Ndryshimi dhe anulimi

Një fletëlëshim i përfunduar hapet sërish me “Edito”. Admini mund ta anulojë dokumentin ose ta fshijë përfundimisht.

Dizajni dhe fushat

Provojeni në klinikën tuaj.

Mjeku.App ka 7 ditë provë falas, pa kartë krediti. Çdo hap i këtij udhëzuesi e bëni në programin tuaj që ditën e parë.

Provo 7 ditë falas →

Lexoni edhe

Dita e parë në Mjeku.AppNga regjistrimi te pacienti i parë. · 3 min leximKartela dentare: odontogrami, plani dhe ofertaOdontogrami, plani në faza dhe oferta PDF, hap pas hapi. · 3 min leximRaporti klinik dhe dokumentet mjekësoreRaporti i vizitës dhe fletëlëshimi.Kartela elektronike e pacientitVizitat, diagnozat, dokumentet dhe pagesat në një faqe.

Publikuar më 27 shtator 2026. Keni pyetje? Na shkruani te info@mjeku.app.

Provoni Mjeku.App 7 ditë falas.

Pa kartë krediti. Pas aprovimit, klinika merr adresën e vet të veçantë dhe regjistron pacientin e parë.

Krijo klinikën tënde falas →