Shkurt: Kartela dentare ndizet te Settings → Konfigurimet tjera dhe del te faqja e vizitës. Klikoni dhëmbin, zgjidhni trajtimin dhe shtresën (Në plan, Kryer tani, Ekzistuese); planin e ndani në faza F1–F5 dhe krijoni ofertën PDF. Trajtimet e kryera kalojnë vetë te pagesa.
Aktivizimi
Kartela dentare është pjesë e licencës së klinikës. Kur e keni, te Settings → Konfigurimet tjera ndizni rreshtin “🦷 Kartela dentare” (Aktiv).
- Me opsionin “Shto shërbimet bazë stomatologjike” programi shton shërbimet e zakonshme (mbushje, kanal, nxjerrje, kurora, implant…) me çmime fillestare, që i ndryshoni te Shërbimet.
- Te “Shfaqet për:” zgjidhni “të gjithë mjekët” ose “vetëm mjekët stomatologë”. Në rastin e dytë, te Settings → Përdoruesit shënoni te mjeku “🦷 Stomatolog”.
- Te Settings → Format klinike zgjidhni cilat fusha të raportit shfaqen në vizitat e stomatologut.
- Fikja e kartelës dentare nuk fshin asgjë.
Ku duket
Kartela dentare del te faqja e vizitës, në seksionin “🦷 Kartela dentare”, poshtë fushave klinike. E plotësojnë admini dhe mjeku, derisa vizita të mos jetë finalizuar; pas finalizimit shihet vetëm për lexim.
Odontogrami
- Zgjidhni “Të përhershmit” ose “Të qumështit”.
- Klikoni dhëmbin; me Ctrl ose Shift zgjidhni disa dhëmbë, p.sh. për një urë.
- Për karies, mbushje dhe silant zgjidhni një dhëmb dhe klikoni sipërfaqet (M, O, D, V, L).
- Te “Gjendja / trajtimi” zgjidhni trajtimin, dhe te “Shtresa” zgjidhni “Në plan”, “Kryer tani” ose “Ekzistuese (e gjetur)”.
- Zgjidhni shërbimin me çmim, ose lëreni vetëm shënim; kontrolloni “Çmimi për dhëmb” dhe klikoni “Shto”.
Gjendjet ekzistuese janë vetëm shënim, pa çmim. Ngjyrat e odontogramit tregojnë Ekzistuese, Në plan, Kryer dhe Mungon.
Plani në faza dhe oferta PDF
Trajtimet në plan ndahen në faza, nga F1 te F5. Kur plani është gati, te “Oferta / plani i trajtimit” klikoni “Krijo ofertën (PDF)”: oferta ka trajtimet sipas fazave, nëntotalet, totalin, afatin e vlefshmërisë (30 ditë) dhe vendin për nënshkrimin e pacientit dhe të mjekut.
Pas bisedës me pacientin shënoni ofertën “Pranuar” ose “Refuzuar”. Këtë mund ta bëjë edhe recepsioni, edhe pasi vizita është finalizuar.
Nga plani te pagesa
Kur një trajtim kryhet, klikoni “Kryer” te rreshti i planit. Trajtimi shtohet vetë te shërbimet e vizitës, me dhëmbin dhe sipërfaqet, dhe vizita tregon “Trajtime dentare” në total. Pagesa dhe kuponi fiskal bëhen si për çdo shërbim tjetër, dhe raporti klinik i vizitës rendit trajtimet e kryera dhe planin që mbetet.
Radiografitë te dhëmbi
Ngarkoni radiografinë te “Dokumentet e vizitës”. Pastaj zgjidhni dhëmbin dhe lidheni te “+ Lidh një dokument të pacientit me dhëmbin…”. Kështu radiografitë gjenden te dhëmbi përkatës në çdo vizitë.
Kartela periodontale
Te pamja “Periodontale” shënoni gjashtë thellësi për çdo dhëmb (0–15 mm), gjakderdhjen, lëvizshmërinë dhe furkacionin, dhe klikoni “Ruaj matjen”. Programi tregon sa pika janë matur dhe përqindjen e gjakderdhjes.
Mjeku.App ka 7 ditë provë falas, pa kartë krediti. Çdo hap i këtij udhëzuesi e bëni në programin tuaj që ditën e parë.
Provo 7 ditë falas →Lexoni edhe
Publikuar më 27 shtator 2026. Keni pyetje? Na shkruani te info@mjeku.app.