Shkurt: Mbani një rresht për çdo pacient, me kolonat first_name, last_name dhe phone. Ruajeni si CSV UTF-8 me presje, importojeni nga Settings → Import / Export dhe kontrolloni parapamjen para se ta konfirmoni.
Para se të filloni
- Bëni një kopje të skedarit dhe punoni mbi kopjen.
- Një rresht për çdo pacient, pa rreshta bosh apo tituj në mes të tabelës.
- Rreshti i parë mban emrat e kolonave.
- Çdo e dhënë në kolonën e vet: emri veç, mbiemri veç, telefoni veç.
Kolonat
Emrat e kolonave shkruhen saktësisht si më poshtë, me shkronja të vogla. Tri të parat janë të detyrueshme; rreshtat pa telefon kapërcehen.
| Kolona | Çfarë mban | E detyrueshme |
|---|---|---|
| first_name | Emri | Po |
| last_name | Mbiemri | Po |
| phone | Telefoni | Po |
| birth_date | Datëlindja, si 1985-04-23 (viti-muaji-dita) | Jo |
| gender | Gjinia: M, F ose O | Jo |
| personal_no | Numri personal | Jo |
| Email-i | Jo | |
| address | Adresa | Jo |
| city | Qyteti | Jo |
| notes | Shënime | Jo |
Pastrimi i tabelës
Programi e njeh një pacient ekzistues kur telefoni, emri dhe mbiemri përputhen. Prandaj:
- Shkruani telefonat në të njëjtin format për të gjithë (p.sh. 044 123 456), jo një herë me +383 e një herë pa të.
- Hiqni hapësirat e tepërta para dhe pas emrave.
- Bashkoni rreshtat e dyfishtë të të njëjtit pacient.
- Datat e lindjes ktheni në formatin viti-muaji-dita; në Excel përdorni formatin e qelizës yyyy-mm-dd.
Ruajtja si CSV
- Në Excel: File → Save As.
- Te lloji i skedarit zgjidhni “CSV UTF-8 (Comma delimited) (*.csv)”.
- Hapeni skedarin me Notepad dhe kontrolloni që kolonat ndahen me presje (,), jo me pikëpresje (;). Disa cilësime rajonale të Windows-it përdorin pikëpresje.
- Kontrolloni që shkronjat ë dhe ç duken saktë.
Importi
- Hyni si admin dhe hapni Settings → Import / Export.
- Te Import zgjidhni llojin “Pacientët · CSV” dhe skedarin.
- Te Dublikatat zgjidhni: “Skip duplicates” (pacientët ekzistues mbeten siç janë), “Update existing” (përditësohen me të dhënat nga skedari) ose “Create new” (krijohen si pacientë të rinj).
- Klikoni “Preview importin” dhe kontrolloni rreshtat e parë.
- Konfirmoni importin.
Pas importit
Hapni disa pacientë dhe kontrolloni emrat, telefonat dhe datëlindjet. Te Historiku i Importeve shihni kush importoi, çfarë dhe kur.
Vizitat dhe pagesat nga një program tjetër nuk importohen si Excel i lirë: ato sillen si paketë bashkë me pacientët, që të mos dyfishohet asnjë pagesë. Për këtë ju ndihmojmë ne; shihni Migrimi.
Mjeku.App ka 7 ditë provë falas, pa kartë krediti. Çdo hap i këtij udhëzuesi e bëni në programin tuaj që ditën e parë.
Provo 7 ditë falas →Lexoni edhe
Publikuar më 27 shtator 2026. Keni pyetje? Na shkruani te info@mjeku.app.