Verifikimi dy-hapësh (2FA) dhe kyçja e ekranit

Fjalëkalimi mund të vidhet ose të shihet mbi supe. Verifikimi dy-hapësh dhe kyçja e ekranit e bëjnë atë të pamjaftueshëm për të hyrë te kartelat e pacientëve.

3 min lexim · Përditësuar më 27 shtator 2026

Shkurt: Te Profili im ndizni 2FA me një aplikacion autentikimi dhe ruani 10 kodet e rikuperimit. Te Konfigurimet tjera caktoni ditët e pajisjes së besuar dhe kyçjen e ekranit me PIN. Butoni “Emergjenca” e mbyll qasjen e stafit kur dyshoni për ndërhyrje.

Çfarë ju duhet

Një aplikacion autentikimi në telefon, që gjeneron kode 6-shifrore, p.sh. Google Authenticator ose Microsoft Authenticator.

Ndezja e 2FA

  1. Klikoni emrin tuaj në krye për të hapur Profili im.
  2. Te “Verifikimi dy-hapësh (2FA)” shkruani fjalëkalimin aktual dhe klikoni “Aktivizo 2FA”.
  3. Skanoni kodin QR me aplikacionin; nëse nuk skanohet, futeni çelësin me dorë.
  4. Shkruani kodin 6-shifror nga aplikacioni dhe klikoni “Konfirmo dhe aktivizo”, brenda 10 minutash.

Kodet e rikuperimit

Pas aktivizimit programi tregon 10 kode rikuperimi, vetëm një herë. Ruajini në letër ose në një vend të sigurt: me to hyni nëse humbni telefonin. Kode të reja krijoni me “Rigjenero kodet e rikuperimit”.

Pajisjet e besuara

Në hyrje mund të shënoni që kodi të mos kërkohet në atë kompjuter për disa ditë. Sa ditë, e cakton admini te Settings → Konfigurimet tjera (parazgjedhja është 30; 0 e fik). Te Profili im shihni pajisjet e besuara dhe i harroni një nga një ose të gjitha.

Kyçja e ekranit

Te Settings → Konfigurimet tjera, te “🔒 Lock Screen”, ndizni kyçjen, caktoni pas sa minutash pa aktivitet kyçet ekrani dhe vendosni PIN-in (4–8 shifra). Kur ekrani kyçet, stafi e hap me PIN-in dhe admini me fjalëkalimin e vet. Pas shumë tentativave të gabuara, hyrja ndalet përkohësisht.

Për kompjuterët e recepsionit zgjidhni një kohë të shkurtër, p.sh. 5–10 minuta.

Emergjenca

Nëse dyshoni se dikush ka qasje që nuk duhet, admini klikon “🔴 Emergjenca” në krye të Settings dhe zgjedh për sa kohë (12 ose 24 orë). I gjithë stafi, përveç adminëve, del nga programi në veprimin e radhës dhe nuk hyn dot derisa admini ta çaktivizojë ose të mbarojë koha. Të dhënat nuk preken.

Kur humbet telefoni

Punonjësi hyn me një kod rikuperimi dhe e ndez sërish 2FA te Profili im me telefonin e ri.

Nëse ka humbur edhe kodet, admini hap Settings → Përdoruesit, klikon ✎ te punonjësi dhe, te “Verifikimi dy-hapësh (2FA)”, shkruan fjalëkalimin e vet dhe klikon “Çaktivizo 2FA”. Punonjësi del nga të gjitha pajisjet, merr një email, hyn vetëm me fjalëkalimin dhe e ndez sërish 2FA te Profili im.

Kur kodet i ka humbur admini i vetëm i klinikës, na shkruani te support@mjeku.app. Pasi verifikojmë identitetin tuaj, e çaktivizojmë ne 2FA-në dhe ju vjen një email konfirmimi.

Provojeni në klinikën tuaj.

Mjeku.App ka 7 ditë provë falas, pa kartë krediti. Çdo hap i këtij udhëzuesi e bëni në programin tuaj që ditën e parë.

Provo 7 ditë falas →

Lexoni edhe

Mbrojtja e të dhënave të pacientëve: 8 praktika për çdo klinikëTetë praktika që ulin rrezikun në çdo klinikë. · 3 min leximStafi në program: llogaritë, rolet dhe lejetPërdoruesit, rolet, orari i mjekut dhe qasja në module. · 3 min leximSiguria e të dhënave të pacientëveKlinikë e izoluar, 2FA, audit log dhe backup i enkriptuar.Program për poliklinika dhe qendra mjekësoreShumë mjekë, raporte për menaxhmentin, kontroll i qasjes.

Publikuar më 27 shtator 2026. Keni pyetje? Na shkruani te info@mjeku.app.

Provoni Mjeku.App 7 ditë falas.

Pa kartë krediti. Pas aprovimit, klinika merr adresën e vet të veçantë dhe regjistron pacientin e parë.

Krijo klinikën tënde falas →