Kujtesa me SMS për pacientët

Pacienti merr vetë kujtesën me SMS: një ditë para kontrollës së radhës dhe disa orë para terminit. Më pak pacientë që harrojnë, më pak orare bosh, pa asnjë telefonatë nga recepsioni.

Dy kujtesa, pa i dërguar me dorë

  • Kontrolla e radhës: mjeku shënon datën te vizita, dhe pacienti merr SMS një ditë pune para, me ftesë të thërrasë për orën.
  • Termini: pacienti me termin merr SMS disa orë para (parazgjedhja: dy orë).
  • Mjeku mund ta caktojë kontrollën edhe me orë, direkt nga vizita: zgjedh ditën dhe një orë të lirë, dhe termini del menjëherë te kalendari.
  • Kur data ndryshon, termini zhvendoset ose anulohet, kujtesa ndryshon ose anulohet vetë.

Me emrin e klinikës suaj

SMS-të dërgohen përmes Sent.dm, me llogarinë e klinikës suaj: aty caktoni emrin e dërguesit dhe tekstin e mesazheve, dhe aty paguhen SMS-të sipas përdorimit. Programi plotëson emrin e pacientit, datën, orën, emrin dhe telefonin e klinikës.

Me rregulla, jo me bezdi

  • SMS-të dalin vetëm nga ora 09:00 deri në 20:00.
  • Mesazhi s'përmban kurrë diagnozë ose arsyen e vizitës.
  • Kujtesat i ndez dhe i fik admini i klinikës, dhe para se t'i ndezë i provon pa dërguar asnjë SMS.
  • Çdo SMS shihet me statusin e vet: në pritje, dërguar, dështuar ose anuluar.

Pyetje të shpeshta

Si paguhen SMS-të?

Te Sent.dm, sipas përdorimit, me llogarinë e klinikës suaj. Aty caktoni edhe emrin e dërguesit.

A mund t'u dërgoj SMS pacientëve me numër të huaj?

Po. Numrat me prefiks ndërkombëtar (p.sh. +49 ose +41) pranohen; numrat pa prefiks lexohen sipas shtetit të klinikës suaj (Kosovë, Shqipëri ose Maqedoni e Veriut).

Çfarë ndodh kur pacienti s'ka celular?

Kujtesa anashkalohet dhe shënohet si e tillë, sepse SMS-ja s'arrin te linjat fikse.

Provë 7 ditë falas

Provoni Mjeku.App 7 ditë falas.

Pa kartë krediti. Pas aprovimit, klinika merr adresën e vet të veçantë dhe regjistron pacientin e parë.

Krijo klinikën tënde falas →